Makina në pronësi të Etnor Alushit, 29-vjeç, i është vënë flaka mbrëmjen e djeshme. Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur rreth orës 02:00 të mëngjesit, pronarët kanë konstatuar mjetin në flakë. Alushi deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen e këtij gjesti. Pronarët kanë dalë nga banesa dhe janë përpjekur që të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikësve.
Postime te ngjashme
Add A Comment
