Vllaznia e nisi sezonin e ri të kampionatit me fitoren 3-1 Kukësin në ndeshjën që u luajt në “Loro Boriçi”. Shkodranët ia dolën të shënonin të parët me Stojanoviç, por më pas u goditën shpejt nga goli i La Torre.
Një penallti e dhënë me VAR ktheu përsëri Vllazninë në avantazh. Trajneri Memelli bëri ndërrime me fillimin e pjesës së dytë që sollën golin e tretë për Vllazninë. Skënderbeu fitoi në transfertë ndaj egnatias në ndeshjen hapëse të edicionit të 85. Korçarët janë rikthyer këtë vit sërish në superior dhe mënjehërë e nisën mbarë.
Ndeshja ishte me shumë ritëm teksa Skënderbeu diti të mbrohej mirë duke mos lënë hapësira për sulmuesit e skuadrës nga Rrogozhina. Në pjesën e dytë, kur Egnatia dukej më mirë erdhi goli I Skënderbeut nga braziliani Yuri Merlim pas një përpjekjeje personale. Korçarët u treguan të zgjuar duke mbrojtur më pas rezultatin për ta nisur kështu me tre pikë sezonin e ri. Këtë të dielë do të luhen Laçi-Erzeni dhe Dinamo-Tirana.
