Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Refuzoi të arratisej edhe pse i rrezikohej jeta”, Malaj tregon momentet e Fatos Nanos në burg

10:55 / September 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1693558247 fatosnano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj ka komentuar deklaratat e bëra nga avokati Spartak Ngjela, i cili ka folur për periudhën e trazirave të 1997-ës, kohë kur lideri i PS-së Fatos Nano u burgos. Ngjela kujtoi takimin e parë me Nanon kur ishte në burg, ndërsa rrëfeu se dërgoi makinën e tij në Burgun e Tiranës për ta nxjerrë e për ta çuar të sigurt deri në shtëpinë e tij. Malaj thotë se Fatos Nano ndonëse e dinte që jeta e tij ishte në rrezik nuk pranoi që të arratisej nga burg, kurse Ngjela, i cili asoj kohe mbante postin e ministrit të Drejtësisë sipas Malajt, kontribuoi në menaxhimin e kësaj situate kritike.

Postimi i Arben Malajt

Ministri Drejtesisë, Ngjela ka kontribute në menaxhimin e asaj situate kritike. Nano nuk pranoi të arratisej nga burgu. Situata po bëhej e rrezikshme për jetën e tij. Fillimish Ishte transferimi me helikopter nga burgu Bencës në Tepelenë në burgun e Tiranës. Burgu u shpërthye dhe të burgosurit u arratisen gati të gjithë. Nano dërgoi mesazh se nuk do të arratisej edhe pse jeta e tij ishte në një risk të madh dhe real. Nano qartesoj se do të dilte vetëm kur të aplikohej amnistia.

U desh ndërhyrja e ish-kryeministrit Fino dhe Ministrit Ngjela që e bindën ish-presidentin Berisha të shpallte amnistinë. Vetëm ateherë Nano dhe Ramiz Aliaj pranuan të dilnin nga burgu. Impakti i dytë i avokatit Ngjeles ishte aplikimi i bonusit për rikthimin e të burgosurve që u arratisën gjatë shpërthimit të burgjeve. Parimi i aplikimit të incentivave në vend të penaliteteve të rritura duhet të jetë në themelet e politikave qeverisëse.

Situatën e rrezikshme nga shpërthimi i burgut të Tiranës e menaxhuan me shumë përkushtim dhe profesionalizëm Ndre Legisi, sekretar shteti në Ministrinë e Brendeshme dhe Sokol Bare te harmonizuar me Ministrin Ceka dhe kolegët e tjerë. Historia duhet njohur dhe mbrojtur në vërtetësinë e saj, sidomos ajo e momenteve të vështira të mbijetesës së shtetit.

fatos nano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.