Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur nxënësit e arsimit parauniversitar, me rastin e ditës së parë të shkallës për vitin shkollor 2023-2024. Balla ka ndjekur nga afër zbatimin e masave të “paketës së sigurisë në shkolla”, duke parë nga afër punën e Policisë Rrugore në perimetrin e sigurisë pranë disa shkollave në kryeqytet.
Ministri gjithashtu u ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve për këtë vit shkollor, përmes një postimi të rrjetet sociale. “Mirmëngjes dhe shumë suksese nxënësve dhe mësuesve në këtë vit të ri shkollor. Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të garantuar siguri e qetësi pranë mjediseve shkollore”,-shkruan Balla në profilin e tij në Facebook.
Para disa ditësh, Ministri Balla, gjatë një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me bashkinë Tiranë, prezantoi për publikun “Paketën e re të sigurisë publike në shkolla”. Ky dokument përmban disa pika kryesore që janë, “perimetri i sigurisë”,”oficerët e sigurisë”, “siguria rrugore”, “lufta pa asnjë kompromis ndaj shpërndarësve të drogës përreth ambienteve shkollore”, siguria ushqimore etj.



