Në seancën plenare në Kuvend, Delina Ibrahimaj u shkarkua si ministre e Financave me 105 vota pro, kurse Ervin Mete emërohet si Ministër i Financave me 74 vota pro dhe 30 kundër. Po ashtu, gjatë kësaj seance është miratuar projektvendimi i Presidentit që emëron zonjën Delina Ibrahimaj si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit me 73 vota pro.

