Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Speciale/ Zhulieta Hoti: I kthehet “dashurisë” së vjetër për sportin dhe ndihmon vendlindjen

20:56 / September 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishte 11 vjeçe kur nisi rrugën e bukur të sportit. Pikërisht në Ulzën turistike, Zhulieta Hoti me ndihmën e vëllait të saj Përparim Hoti, që ishte trajner i apasionuar. “Isha e vogël dhe sporti i Radio-amatorizmit më tërhoqi shumë. Që asokohe e kuptova se ishte i bukur, joshës, testonte intelegjencën tonë. Falë dhe këmbënguljes së trajnerit korrekt dhe shumë kërkues jo vetëm u ngrit ekipi, por brenda një periudhe të shkurtër u arritën rezultate ”, kujton emigrantja Hoti.

3

Skuadra e Ulzës u njoh shpejt në shkallë kombëtare falë sportit të Radio-amatorizmit. Ajo në vitin 1980 zuri vendin e dytë në Kampionatin Kombëtar të Radio-amatorizmit. Ne vitin 1986 Zhulieta u transferua ne Burrel ku aty mori drejtimin e grupit te te rejave te 31 Korrikut ne Burrel si tranjere. Ndersa per te rriturit ishte tranjeri Perparim Hoti. skuadrra e Burrelit. “Ishin kohë mbreslënëse, thotë Hoti. Sporti vlerësohej shumë nga autoritetet vendore. Mbështetja e ish shefit të Klubit Shumëpsortësh Ferit Hysa ishte e madhe, e vazhdueshme. Atëherë trajneri ishte me pagesë nga shteti, Ministria e Arsimit dhe Kulturës”.

2 3

Zhulieta Hoti tregon detaje se si ajo i është rikthyer sportit të Radio-amatorizmit pas shumë vitesh dhe se si ka menduar dhe ka ngritur ekipin e Burrelit në këtë sport të veçantë. Në vitin 1999 Zhulieta dhe familja e saj vendosin të emigrojnë jashtë vendit, në Itali. Por, si thotë ajo, pasioni dhe dëshira për këtë sport nuk iu venit kurrë. Në fillimet e para është ndjerë në vështirësi. Shkëputja e gjatë dhe teknologjia e re e kanë vënë në sprovë se si mund t’i rikthehej “dashurisë” së vjetër. Por, sportistja matjane kishte vullnet të fortë dhe ndërkohë gjeti mbështetjen e radio-amatorëve italianë, të cilët e ndihmojnë shqiptaren pa rezerva.

8

“Unë, pohoi Hoti, arrita të marr njohuritë e Radio-amatorizmit në vendin fqinj në kohë reale. Pas kësaj vendosa t’i transmetoj ato në vendlindjen time, në qytetin e Burrelit. Me miratimin e Federatës Sportive Shqiptare të Radio-amatorizmit realizuam proçedurën e ringritjes së ekipit, tashmë Radio Sport Burreli. Fillimisht kontaktuam dhe siguruam lojtarët, kuptohet me ndihmën e Zyrës Vendore të Arsimit Mat dhe mësuesve të shkollës “Ilia Qiqi” Burrel”.

7

Fillimi nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi mësimi për një periudhë të gjatë është zhvilluar online. Hoti është mahnitur teksa gjatë periudhës 10 mujore, 5 Nëntor 2022 deri me 2 Shtator 2023 nxënësit kanë dhënë rezultate të larta duke marrë pjesë në evente të rëndësishme që Federata e këtij sporti ka zhvilluar. Në kampionatin e mbajtur në Elbasan ekipi i Burrelit ka zënë vendin e parë, duke dhënë garanci për rezultate të larta në sportin e Radio-amatorizmit.

4 1

Duke mbyllur rrëfimin e saj trajnerja Zhulieta Hoti thotë se është e lumtur për arritjen dhe rezultatet e Kleon Koçi, Hejli Dedja dhe Glauk Gjini. Fitorja e Kupës në Kampionatin e luajtur në Elbasan dhe pjesmarrja e Hejli Dedja në kampionatin Boteror të datave 9-13 Shtator 2023 e ka gëzuar Hotin pa masë. “Hejli Dedja solli në qytetin e Burrelit e vendit të 5-të individual të Kampionatit Boteror qe u zhvillua ne Bullgari dhe kjo është një arritje e mirë, shprehet trajnerja e palodhur. Ajo e përballoi këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv me mbështetjen financiare te familjes së saj. Ndoshta edhe ky sport i bukur do të ketë mbështetje financiare nga pushteti vendor dhe donatorë të ndryshëm. Do të isha e gëzuar në se ky sport do të rritet dhe do të gëzoje mbështetje”, nënvizoi Hoti.

6

emigrantja radio amatorizmi xhulieta hoti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.