Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Operacionet antidrogë, Balla: Vetë-pastrimi i Policisë nga kushdo që tradhëton këtë luftë, do të vijojë çdo ditë

13:40 / September 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar ndaj rasteve të zbulimit të mbi 10 mijë bimëve kanabis të kultivuara në Velipojë si dhe kapjes së një ngarkese me hashash në Pikën e Kalimit Kufitar me Malin e Zi. Ai kërkoi hetim të thelluar dhe përballjen me drejtësinë, për çdo person të implikuar.

“Nisur nga rastet e kapjes së lëndës narkotike në pikat e kalimit kufitar, Agjencia e Mbikeqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë duhet të hetojnë plotësisht gjithë rrugëtimin që nga momenti i kultivimit apo hyrjes në territorin e vendit tonë, për të nxjerrë përgjegjësinë e atyre drejtorëve, shefave apo kontrollorëve policie që nuk e kanë bërë detyrën”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Ai thekson se operacionet e rëndësishme të kryera nga Policia në javët e fundit, nuk duhet të ndalin për asnjë moment dhe veç pezullimit të oficerëve të policisë, hetimet duhet të vijojnë më tej.

“E kam thënë që ditën e parë në detyrë se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka mundësi të vetme të korret, pa një shef që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur apo kontrolluar në një pikë kalimi kufitar.

Goditja e një rasti tjetër kultivimi të bimëve narkotike, në Velipojë, ku u asgjësuan mbi 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, nxorri në pah edhe përgjegjësinë apo mbylljen e syve të strukturave përkatëse të Policisë vendore. Pezullimi i menjëhershëm i Shefit të Stacionit të Policisë së Shtetit Velipojë bashkë me tre oficerë të tjerë policie në këtë stacion, është vetëm hapi i parë ndërshkimor për mbylljen e syve apo ndoshta edhe përfshirjen e tyre në borderotë e grupeve kriminale që prisnin të korrnin ato 10 mijë bimë narkotike. Prandaj vetë-pastrimi i Policisë së Shtetit nga kushdo që tradhëton këtë luftë do të vazhdojë çdo ditë, pa kthim pas!”, nënvizon ministri i Brendshëm.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026

“Nuk do jeni vetëm”, Hita mesazh efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

14:08 / October 19, 2026

Parlamenti Europian reagon për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur

13:32 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.