Nisi rreth orës 15:00 Samiti i Berlinit. Me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në vijim të nismës për heqjen e barrierave në rajon, dialogu Kosovë-Serbi, taksa e Prishtinës për mallrat serbe, investimeve, por edhe të integrimit në familjen europiane.
Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.
Në samit, kryeministri Edi Rama merr pjesë së bashku me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Nga udhëheqësit e Rajonit janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa përfaqësuesit e Serbisë janë Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç.
Fillimisht Kancelarja do të presë kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev. Më pas ajo do të ketë një bisedë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Sipas axhendës, kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat për shtyp.
Hahn: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Komisioneri i BE, Johannes Hahn shpreh besimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Hahn, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka meritur hapjen e negociatave i cili ishte parashikuar për në Qershorin e vitit të kaluar.
Hahn shprehet se Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave pas dy reformave kombëtare, veçanërisht atë në Drejtësi.
