Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti i Berlinit/ Rama takon Merkelin, Hahn: Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave

17:12 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
samiti i berlinit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisi rreth orës 15:00 Samiti i Berlinit. Me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në vijim të nismës për heqjen e barrierave në rajon, dialogu Kosovë-Serbi, taksa e Prishtinës për mallrat serbe, investimeve, por edhe të integrimit në familjen europiane.

Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.

Në samit, kryeministri Edi Rama  merr pjesë së bashku me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.  Nga udhëheqësit e Rajonit janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa përfaqësuesit e Serbisë janë Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç.

Fillimisht Kancelarja do të presë kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev. Më pas ajo do të ketë një bisedë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Sipas axhendës, kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat për shtyp.

Hahn: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioneri i BE, Johannes Hahn shpreh besimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Hahn, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka meritur hapjen e negociatave i cili ishte parashikuar për në Qershorin e vitit të kaluar.

Hahn shprehet se Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave pas dy reformave kombëtare, veçanërisht atë në Drejtësi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.