Këtë të enjte, një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Belshit, ku një mjeti i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrugë, duke derdhur zhavorrin që mbante sipër. Sshkak mund të jetë bërë humbja e kontrollit të drejtuesit të kamionit, i cili për pasojë është përmbysur. Nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa si pasojë e aksidentit, janë krijuar radhë të gjata trafiku në këtë aks rrugor. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Postime te ngjashme
Add A Comment
