Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije ndalimin e përdorimit nëpër lokale të tullumbaces me oksid azoti, një lënde e cila tashmë në Britaninë e Madhe po kërkohet të kategorizohet në grupin e drogave si kanabis. Kjo lëndë shitet lirshëm dhe një çmim prej 300 lekësh nëpër lokale të Tiranës që frekuentohen nga të rintjë.
“Lëndë e palejuar edhe pse ligji e ka lejuar. Jemi duke bazuar në disa konventa që e konsiderojën si lëndë që duhet të vendoset nën kontrollin e shtetit. Do e ndalojmë, derisa të bëjmë ligjin do bazohemi në konventat që e cilësojnë si drogë”,-tha Balla në foltoren e Kuvendit.
Policia po punon të identifikojë të gjithë llojet e lëndëve narkotike apo dhe lëndë të tjera që në legjislacionin shqiptar nuk konsiderohen si lëndë narkotike por që janë kthyer sot në një trend të rrezikshëm të përdorimit dhe krijimit të varësisë së fëmijëve.
