Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot në një reagim se, PD mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.
“Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët”, theksoi Basha.Ai nënvizoi se, “çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë”.
“Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK”, u shpreh Basha.
