Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Mirel Josa tregon si mundi Tiranën: Ja ku çaluan në krahasim me Laçin

16:51 / October 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mirel josa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, e ka theksuar se fitorja e sotme e skuadrës së tij ndaj Tiranës, ishte meritë e një motivimi të lojtarëve që kërkonin me çdo kusht që të tregonin vlerat e tyre.

“Të themi të drejtën nuk kemi ndryshuar gjë taktikisht, thjesht lojtarët ishin më të motivuar, jo se nuk ishin në të tjerat. Unë kam ndjekur skuadrën gjatë gjithë kohës, jo vetëm Laçin, por të gjithë kampionatin. Nuk mund të vazhdohet përherë të fitosh, ne duam të fitojmë të gjitha, por problemi është që duhet të jemi shumë të vëmendshëm në këto momente se një fitore me Tiranën nuk është se na nxjerrë ku duam ne, duhet të marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim se ki mund të arrijmë.

Ndryshova një strategji, duke pasur parasysh vendosjen e skuadrave në mesfushë. Por duke parë oreksin e djemve në skuadër, janë të rinj. Nga skuadra që kam lënë para një viti e gjysmë, kisha vetëm 3 lojtarë nga këto aktualisht, por janë djem që punojnë me shumë dëshirë, por duhet të kemi parasysh që kjo fitore të mos i shtojë presionin skuadrës. Se skuadra ka ndeshje shumë të forta. Kampionati është shumë i fortë, duke parë skuadrat e tjera, ngritjet e uljet, këtë gjë nuk do ta pësojmë ne, duhet t’i paraprijmë momenteve të këqija që do të ketë.

Përmendët të rinj, unë gjatë periudhës që kam qenë të Laçi i kam parë te Internacional, iu dha rasti Khalilit sot dhe u fut në lojë me 100% duke pasur parasysh se dy ditë më parë ka luajtur me të rinjtë në Fier. Por jam shumë i kënaqur edhe me pjesën tjetër të skuadrës, sidomos me krahët tanë. Nuk mund të bëj shumë diferencime mes lojtarëve, dy të dëmtuarit që u futën në lojë pa bërë stërvitje të plotë, përveç të djeshmes, tregon dëshirë, tregon që këto djem kanë dëshirë që të ecin përpara. Vetë e kanë në dorë, futbollin do ua mësoj unë deri në një farë mase sa të jem këtu, se futbolli kështu e ka. U uroj suksese djemve, diferencat në kampionatin tonë janë shumë të vogla.

Tiranën të them të drejtën e kam parë në të gjithë ndeshjet që ka luajtur, qoftë me Dinamon, qoftë me ndeshjen që humbi me Erzenin. I kam parë në shumicën e ndeshjeve, nuk e prisja në këtë gjendje edhe pse skuadra ka qenë pushim. Nuk e prisja në këtë gjendje, Tirana çaloi fizikisht, problemi ishte që ne ishim shumë të disiplinuar me atë që kërkonim të bënim, se e pamë që Tirana luante me 3-4-3 dhe ne iu përshtatëm nëpërmjet problemeve teorike se nuk e kisha praktikuar shumë në stërvitje se i prisja të luanin me katër në mbrojtje”, tha Josa për “MCN” në fund të ndeshjes.

josa tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.