Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet mjeku në Rrëshen, 100 euro ryshfet

15:49 / October 4, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spital rreshen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prangat e Policisë së Rrëshenit ka rënë një mjek ligjor, pasi akuzohet se mori 100 euro ryshfet. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasin me iniciale Z. P., 63 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasit Gj. S., 55 vjeç, banues në fshatin Spiten, Lezhë, se një mjek ligjor i spitalit të Rrëshenit, i kishte kërkuar dhe i kishte marrë 100 euro për të kryer një akt ekspertimi mjeko-ligjor për një çështje të 55-vjeçarit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. P., 63 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma 100 euro që 63-vjeçari i mori shtetasit Gj. S., në kundërshtim me ligjin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, njofton policia.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.