Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Autobusi ra nga mbikalimi në Itali, shqiptari: Askush nuk më ndihmoi, nëse do të ndodhte…

08:13 / October 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1696461999 bujarbucaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar ishte dëshmitar i aksientit tragjik të ndodhur të martën e 3 tetorit në Mestre të Venecias në Itali, ku një autobus ra nga mbikalimi dhe përfundoi mbi linjën hekurudhore në Mestre duke shkaktuar 21 të vdekur. Bujar Bucaj i cili është pronar i një lokali në atë zonë ka parë të gjithë skenën nga vendi ku punonte dhe menjëherë ka shkuar për të dhënë ndihmën e parë.

“Po punoja në restorantin tim që është përballë hekururdhës. Nga vetrata e lokalit pashë autobusin që u rrëzua. Kur pashë tymin e madh vrapova. Kalova shinat e hekururdhës dhe shkova atje. Pashë autobusin e rrëzuar dhe kishte njerëz që bërtisnin”. Bujari tregon se u përpoq të ndihmonte por nuk pati mbështetje nga persona të tjerë që shihnin dhe bënin foto ose telefononin urgjencën duke pritur ardhjen e tyre. ”Meqë vij nga një vend ku kam jetuar luftën e di çdo të thotë kur njerëzi janë në vështirësi. Vrapova vetëm. Kishte makina të tjera, ndalonin por askush nuk vinte të më ndihmonte. Unë kërkoja ndihmë”.

Ai tregon se kishte arritur të nxirrte një vajzë nga autobusi. ”Ishte një vajzë të cilën arrita ta largoja. Më pas dolën 3 persona nga autobusi por nuk di si ia bënë. Ishte një vajzë 16 vjeçe, një djalë 20 vjeçar dhe një 40 vjeçar. Këto kanë arritur të dalin para se të vinte policia”,-tregon ai. Thotë se ka arritur të shpëtojë dhe vëllain e vajzës. Tregon se ka kërkuar ndihmë por askush nuk i është përgjigjur.

“Vëlla e motër. Vajza ishte jo më shumë se 3 vjeçe ndërsa vëllai ishte gati 10 vjeç. Kërkonin të ëmën. Unë më pas u panikosa pasi isha i vetëm në mes të atij tymi. Më pas ndodhi dhe zjarri. Kërkova ndihmë. Lart kishte njerëz që filmonin”. Bujari tregon se 12 minuta pas aksidentit ka ardhur një patrullë policie dhe më pas erdhën dhe zjarrfikësit, ndërsa dy vegjlit e shpëtuar nga ai janë shtruar në spital.

Përpiqet të tregojë çfarë ka parë nga ai aksident tragjik.“Restoranti im ka një vetratë të madhe xhami. Po shikoja trafikun kur pashë diçka që u rrëzua. Mendova se u rrëzua një urë, pasi shkaktoi një tym shumë të madh”,-thotë Bujar Bucaj hedh poshtë tezën se autobusi është përfshirë nga flakët përpara se të rrëzohej. “Unë nuk kam parë flake në momentin e parë. Zjarri shpërtheu pas 8-10 minutash”,-tregon ai. Aksident i rëndë u mori jetën 21 personave, mes tyre 3 fëmijë. Ndërkohë 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bujar Bucaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.