Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dyshohen për krime lufte në Kosovë, arrestohen dy persona në Mal të Zi

09:33 / October 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mali i zi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organet e rendit në Herceg Novi të Malit të Zi njoftuan se kanë ndalur një 48-vjeçar nga Kosova me inicialet (I.B.) i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

“Ky person kërkohet nga Interpoli dhe UNMIK-u në bazë të një procedure penale të ngritur kundër tij nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

Gjykata e Lartë e Podgoricës bëri të ditur se ka caktuar masën e paraburgimit me qëllim ekstradimi të individit në fjalë. Ditë më parë, në qytetin e Bjelo Poles në veri të Malit të Zi u arrestua një i dyshuar tjetër për krime lufte kundër popullsisë civile në territorin e komunës së Pejës në vitin 1999. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit me qëllim ekstradimi.

Mali i Zi thotë se do të njoftojë organet përkatëse të Kosovës për rastin në fjalë dhe presin dokumentacionin përkatës për ekstradimin e të dyshuarit.

Ndërkaq, përfaqësuesit e partisë pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi, ish Fronti Demokratik, i bënë thirrje qeverisë teknike të Kryeministrit Dritan Abazoviç që të mos marrë pjesë në arrestimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova, sepse siç thanë ata, “kjo do të destabilizojë edhe më tej situatën politike në vend”.

Kosove Mali Zi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.