Policia ka vënë në pranga përgjegjësin e punimeve në pallatin në ndërtim, ku humbi jetën një 58 vjeçar, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Në njoftim, thuhet se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 58 vjeçari ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 58 vjeçari, duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën.
