Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Denoncimi/ Mishi i kafshëve me brucelozë dhe tuberkuloz shkon në burg. Veterineri: Bëhet edhe sallam!

22:11 / April 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veterineri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas problematikës së hedhjes së lopëve dhe të brendshmeve të tyre në landfillin e Lushnjes, gazetarët e Fiks Fare shkuan në thertore, e cila administrohet nga një subjekt privat.

Në këtë thertore qëndrojnë edhe dy veterinerë të Bashkisë Lushnje. Kudret Gjyshja thotë se “nëse në certifikatë diagnoza është brucelozë dhe ne jemi të detyruar ta shkruajmë në raport brucelozë”. Sipas tij, të brendshmet, aparati tretës (stomak dhe zorrë) mëlçi, mushkri, veshka, shpretkë, këmbë dhe kokë, duhet të groposen.

“Ne i groposim me komision nga AKU nga inspektoriati veteriner dhe një punonjës këtu. Gropa nuk dezinfektohet. Gropa bëhet e thellë, dy metra e gjysmë. Këto hidhen në landfill të bashkisë në Lushnje, që e ka miratuar bashkia”, thotë ai.

Z.Gjyshja thotë se në landfill janë hedhur vetëm konfiskate. “Jo lopë, absolutisht. Nëse do të ishin hedhur lopë, raporti duhet të dilte nga ne. Ne edhe kur i groposim i bëjmë me procesverbal. S’bëhet llaf për lopë të groposura”, thotë ai, ndryshe nga sa deklaron shoferi i fadromës së landfillit. Sipas veterinerit, nëse mbetje të këtyre lopëve hidhen në ambient të hapur, ka rrezik të përhapet sëmundje, pasi bruceloza dhe tuberkulozi janë viruse.

Ndërkohë, pyetjes se çfarë ndodh me mishin e lopëve të sëmura, veterineri thotë se ai konsumohet. “Dyqanet dhe konsumatori njoftohen se në raport është shkruar gjithçka. Në dyqane nuk shitet absolutisht. I çohet qendrave të rehabilimit. Por, ky mish ka kusht. Duhet zier para se të konsumohet. Është raporti që e ka të identifikuar se çfarë ka mishi. Raportin e ka institucioni, jo kuzhinieri”, thotë veterineri.

Ndërkohë, ai thotë më tej se mishi nuk shkon në dyqane mishi, por shkon në burgje. Një punonjës tjetër i thertores thotë se mishi i lopëve të sëmura bëhet sallam.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë/ I vdekur mbeti pronari, fqinjët: Konsumonte shumë alkool, dy ditë më parë tentoi të ndizte zjarr në banesë

17:58 / July 11, 2026

Zjarr në një banesë në Korçë, ndërron jetë i moshuari, detajet e para

17:47 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.