Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hamas sulmoi Izraelin! Varhelyi tha se BE do pezullojë ndihmat për Palestinën, KE tërhiqet nga vendimi

10:02 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
064730439 0023dd9f 8299 40b7 b287 a699623b7d66 1080x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian informon se ndihmat humanitare për palestinezët nuk do të pezullohen, duke e hedhur poshtë një deklaratë paraprake.

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se pas sulmit të grupit militant Hamas ndaj Izraelit të shtunën “të gjitha pagesat [për palestinezët] do të pezullohen menjëherë. Të gjitha projektet janë nën shqyrtim. Të gjitha propozimet e reja buxhetore, përfshirë edhe ato për vitin 2023 janë shtyrë deri në një njoftim të ri”.

Në një reagim më vonë, Komisioni Evropian e kundërshtoi zyrtarin e vet Varhelyi, duke thënë se “nuk do të ketë pezullim të pagesave”. Komisioni nuk dha shpjegim për këtë rrëmujë. Që nga e shtuna, përkrahja e 27 vendeve të BE-së për Izraelin ka qenë e madhe, të cilat kanë thënë se vendi ka çdo të drejtë brenda ligjit ndërkombëtar të mbrojë veten në luftë me Hamasin.

Ndërkohë, Spanja e ka kundërshtuar ndaljen e ndihmave për palestinezët, me ministrin e Jashtëm në detyrë të saj, Jose Manuel Albares, që tha të martën se “ky bashkëpunim duhet të vazhdojë patjetër, sepse nuk mund ta përziejmë Hamasin, të cilin BE-ja e ka në listën e grupeve terroriste, me popullin palestinez, apo autoritetin palestinez, apo organizatat e Kombeve të Bashkuara në terren”. Ai tha për radion spanjolle Cadena SER se territoret palestineze me gjasë do të kenë nevojë për më shumë ndihma në të ardhmen e afërt, pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit të shtunën dhe bombardimeve hakmarrëse izraelite ndaj Rripit të Gazës si pasojë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot për të biseduar për këtë çështje. Të nënën, Izraeli njoftoi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, duke mos lejuar futjen e ushqimit dhe ujit, si dhe duke e ndërprerë furnizimin me rrymë. Kjo ka nxitur frikë se gjendja tashmë e rëndë humanitare në Gaza do të përkeqësohet shumë shpejt.

Izraeli i ka vazhduar të martën bombardimet vdekjeprurëse ndaj Rripit të Gazës së kontrolluar nga Hamasi, pasi grupi militant kërcënoi se do t’i vriste disa prej rreth 150 pengjeve që i rrëmbeu në fundjavë, nëse sulmet ajrore do të vazhdonin pa paralajmërim. Numri i të vdekurve në Izrael është rritur në 900 nga sulmet e Hamasit, për të cilat Izraeli është hakmarrë me bombardime mbi Gazën, ku kanë mbetur rreth 700 të vrarë.

BE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.