Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Trajneri çek: Jemi të motivuar për fitore, lojtari më i mirë kuqezi është Armando Broja

19:32 / October 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ceket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja çeke ka mbërritur me synime të qarta në Tiranë për përballjen ndaj Shqipërisë. Në kampin e tyre, situata shfaqet e mirë, teksa kapiteni, Tomas Suçek shprehet se në vendin tonë Çekia ka ardhur për të marrë 3 pikët.

“Sinqerisht, kemi ardhur për të fituar. Edhe në ndeshjen e parë dëshira ishte shumë e madhe për të fituar, pavarësisht se shqiptarët ishin më aktivë në një moment. Më besoni që të gjithë djemtë janë të angazhuar maksimalisht për të fituar një ndeshje tjetër. Sa u përket goditjeve nga larg, kemi portierë të aftë dhe mendoj se do ia dalim t’i ndalim”.

Në krahun tjetër, trajneri i çekëve, Jaroslav Silhavi ka vlerësuar lojtarët kuqezi, duke identifikuar edhe pikat e forta të kombëtares sonë.

“Kemi parë shumë lojtarë cilësorë. Pamë kualitetin e skuadrës, aftësitë individuale, lojtarë që kanë besim tek vetja. Lojtarë që luajnë në Serie A, gjithashtu ka ardhur në ekip lojtari më i mirë, Armando Broja. Ka dhe lojtarë të tjerë që kanë aftësi të mira në sulm, si Daku kundër Polonisë i cili vendosi atë ndeshje. Asani dhe Uzuni. Asani e tregoi veten e tij me atë gol kundër Polonisë. Kjo është mënyra që duhet të bëjmë kujdes, mos t’i lëmë hapësira për tu afruar afër portës apo për të gjuajtur. Absolutisht atmosfera në stadium do të jetë e tillë, por lojtarët tanë janë të vetëdijshëm dhe të përgatitur. Sigurisht që kjo mund të shërbejë që të jetë kundër nesh, por ne kemi lojtarë të përgatitur.”

Kjo është përballja e tretë në histori mes dy kombëtareve, me bilancin që flet në favor të rivalëve, me një fitore dhe një barazim.

Armando Broja kapiteni Tomas Suçek
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.