Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ruçi mesazh për 1 Majin: Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, jo bllokuar

09:14 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gramoz ruci intervista konferenca sakte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në urimin e tij për punëtorët në ditën e 1 Majit jep mesazhin se rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar dhe jo bllokuar. Ai shprehet se rritja ekonomike duhet të përkthehet në mirëqënie për të gjithë.

“Sot edhe unë ndjehem një punëtor, sindikalist, student, mësues, infermier, polic. Të rrëmbyer pas pasioneve politike, shpesh harrojmë që dhjetra mijra vajza e djem të Shqipërisë kërkojnë të hyjnë në tregun e punës që të bëhen zotër të vetes dhe jetës së tyre. 1 Maji na thërret të kujtohemi për ta. Ne bëjmë retorika, ndërkohë që mbi një milion shqiptarë që punojnë, në sektorin publik apo privat, kërkojnë kushte të denja pune dhe pagë më të lartë. Të ndalojmë fjalët boshe dhe tu kushtohemi atyre. Një pjesa jonë, në emër të interesave të një pakice që kërkon me çdo kusht karrike pushteti, bllokon rrugët e Shqipërisë. Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, jo bllokuar”, thotë Ruçi në mesazhin e tij.

1 Maji, vijon kreu i Kuvendit, “na kujton se Shqipëria ka nevojë për politika më të mira, në radhë të parë për botën e punës. Prandaj, të ulim nga tribunat e foltoret politikanët dhe të ngjisim në to njerëzit e punës. Të punojmë që rritja e ekonomisë së Shqipërisë të prodhojë punë dhe mirëqënie cilësore për të gjithë”.

RUCI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.