Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

12 tifozë nga Kosova ndalohen në Kukës, u kapën me fishekzjarre dhe flakadanë

15:19 / October 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fishekzjarre
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka shtuar kontrollet në pikën kufitare të Morinës ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, në kuadër të planit të masave të Policisë, për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësise publike, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Çeki.

Policia ka ndaluar 12 tifozë, që lëviznin në mënyrë të organizuar me 2 automjete, pasi tentuan të futnin në vendin tonë, lëndë piroteknike dhe mjete prerëse, me qëllim përdorimin gjatë ndeshjes Shqipëri – Çeki

Në makinat e tyre u gjetën 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 thika

Policia ushtroi kontrolle të imtësishme në automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Preshevë, dhe automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin F. Ç., 30 vjeç, banues në Kosovë.

“Gjatë kontrolleve në këto automjete, ku ishin dhe 10 pasagjerë në total, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat dyshohet se do të përdoreshin në stadium, gjatë ndeshjes së futbollit që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

12 shtetasit u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, me qëllim kryerjen e hetimeve dhe veprimeve procedurale të mëtejshme për posedimin e kundërligjshëm të këtyre sendeve”, bën me dije policia e Kukësit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative Shushicë

10:40 / October 19, 2026

“Protestat një e DREJTË, dhuna është KRIM”, tjetër reagim nga Rama: Gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve

10:36 / October 19, 2026

Rama paralajmëron mësuesit që nxisin nxënësit të dëmtojnë shkollat: Nuk do ta shohin më derën e institucionit

09:31 / October 19, 2026

Rama: Dialog me këdo, përveç atyre që nxisin dhunën: Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificial

09:22 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.