Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prangoset 29-vjeçari, ekspert për kalimin e emigrantëve të paligjshëm. Pjesë e 2 grupeve kriminale

11:50 / October 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për transportin e emigrantëve të paligjshëm. 29-vjeçari F.U, është pjesë e 2 grupeve kriminale që u goditën një ditë më parë, që transportonin emigrantë kundrejt parave në vendet e Bashkimit Europian. Me arrestimin e tij, ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit ‘Faza’, ndërsa 4 të tjerë janë arrestuar më parë.

Hetimet kanë nisur 6 muaj më parë ku gjatë kësaj periudhe janë goditur 4 raste të veprimtarisë kriminale dhe kanë vënë në pranga 4 persona të tjerë, duke transportuar emigrantë, në rrugën Lezhë-Shkodër dhe në Shijak.

Sipas policisë, hetimet e kryera me metoda proaktive kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave, transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Policia tha se emigrantët, pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, ata akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra me qira, drejt Shkodrës, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Gjatë aksionit janë shpallur në kërkim edhe dy persona nga Kruja dhe ka nisur procedim në gjendje të lirë për një 65 vjeçare, banuese në Durrës.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.