Në konferencën e së premtes me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal edhe te ndeshja e kombëtares me Çekinë, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 3:0. Berisha komentoi edhe prezencën e kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se rrinte si në gjemba, duke e konsideruar si përçarësin e kombit.
”Aq sa ishte lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, po aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bën përçarësit të kombit i cili nxinte sterr. Rrinte si në gjemba, si tiran pa duartrokitur njëherë ekipin sepse shihte ato, përçarësi i kombit.
Se ç’ndodhi pastaj mes tij dhe Dukës, investigojeni, por them që ishte përgjigja më e merituar që i dhanë një përçarësi që edhe ditën e ndeshjes, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit shfrytëzoi Parlamentin për të folur kundër Kosovës dhe si vëllai Vuqiqit, apo argati i Beogradit”,-tha Berisha mes te tjerash.
