Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA e shqetësuar: Koalicioni i ri qeverisës në Mal të Zi mund të përfshijë forca politike anti-perëndimore

19:40 / October 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamemti mal i zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara thanë të premten se janë të shqetësuara për paralajmërimet se koalicioni i ri qeverisës në Mal të Zi mund të përfshijë forca politike anti-perëndimore.

“Pjesëmarrja në qeveri e partive dhe udhëheqësve që refuzojnë të dënojnë agresionin rus, refuzojnë të përkrahin të drejtat e Ukrainës, refuzojnë të mbështesin sanksionet e BE-së kundër Rusisë, refuzojnë të mbrojnë të drejtat e pakicave dhe refuzojnë të respektojnë pavarësinë e vendeve fqinje si Kosova, pengon përpjekjet e Malit të Zi në realizimin e aspiratave evropiane”, tha ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.

Zonja Reinke tha se qëndrimi i SHBA-së për formimin e qeverisë në Mal të Zi nuk ka ndryshuar.

“Ne mbështesim formimin e shpejtë të një qeverie që është e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike, që përfaqëson një Mal të Zi shumë-kulturor, që është një aleat i besueshëm i NATO-s, që mbështet fuqishëm Ukrainën dhe vazhdon të punojë për integrimin në Bashkimin Evropian,” tha ambasadorja Reinke për mediat malazeze.

Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Evropian në Mal të Zi po ashtu u bëri thirrje zyrtarëve të zgjedhur në Mal të Zi të krijojnë një qeveri pro-evropiane.

“Ne presim që Mali i Zi të vazhdojë të jetë qind për qind në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke demonstruar përkushtimin e vendit ndaj drejtimit strategjik të BE-së”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Zyrtarët ndërkombëtarë reaguan pas paralajmërimeve të së enjtes se mandatarit për formimin e qeverisë së re malazeze, Milojko Spajiç, përfshiu në bisedime për formimin e qeverisë edhe koalicionin “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, që ka një orientim të theksuar pro-rus dhe pro-serb.

Në zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor në Mal të Zi, lëvizja “Evropa Tani”, e formuar një vit më parë, fitoi 24 vende në parlament, të pamjaftueshme për të qeverisur vetëm. Pas saj, u radhit koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-Presidentit Milo Gjukanoviq.

Por ndërhyrjet e autoriteteve serbe në Beograd, që insistojnë që edhe partitë pro-serbe dhe pro-ruse të përfshihet në qeverinë e re të Malit të Zi, kanë ndikuar në ngërçin politik dhe vonesat për të krijuar qeverinë katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare./VOA

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Wi-Fi falas në të 61 bashkitë e Shqipërisë/ BE: Një tjetër hap drejt përfshirjes digjitale dhe integrimit europian

13:53 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.