Gal Gadot mund të konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në botë dhe roli që e personifikoi atë më së miri është ‘Wonder Woman’, ku vetë titulli i filmit i ka thënë të gjitha për të. Pas një performance të suksesshme tek filmi në fjalë, por edhe tek “The Fast and Furious’, Gal ia doli të shndërrohej në pak kohë në të preferuarën e shumicës.
Ajo ka shkëlqyer në projektet kinemtaografike dhe menjëherë u kthye në fytyrën e preferuar të fotografëve, por edhe të stilistëve. Vlen të rikujtojmë se karriera e saj në botën e televizionit ka nisur qysh në moshën 18 vjeçare, e cila fitoi “Miss Universe” në Izrael dhe karriera e saj si modele ka qenë mjaft e suksesshme.
Nëse ju mungon sot motivimi, ne po ndajmë me ju disa nga veshjet më të bukura të Gal Gadot për të marr dozat e duhura të frymëzimit. /intv/