Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Gazetari shqiptar shkon në Izrael, takon gruan hebreje që gjyshi i tij shpëtoi nga nazistët

10:30 / October 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 fotojet 1697356707
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Julian Kasapi

Eni Francis ishte vetëm 6 vjeç kur mbërriti në Shqipëri së bashku me familjen e saj. Sot ajo është nënë, gjyshe dhe një e moshuar e cila i shpëtoi Holokaustit nazist përgjatë luftës së dytë botërore.

Takimi me mua edhe pse në kohë lufte ishte i veçantë sepse familja që i shpëtoi nga nazistët është familja ime. Hamdi dhe Zyrha Kasapi strehuan familjen Francis, babanë e Enit, nënën e saj, vëllanë dhe gjyshen në shtëpinë e tyre në rrugën “Riza Cerova” në Tiranë.

Mirëpo, përgjatë luftës, jeta ka qenë e vështirë. Ajo kujton momentet e tmerrit kur familja e saj fshihej në Tiranë, e ndërsa mes kujtimeve të trishta ka të fiksuar në memorie edhe sheqerparen, ëmbëlsirën që u ka shuar urinë.

Gazetari-Luaje në lagje dhe çfarë më the më parë, çfarë ke ngrënë, sheqerpare? Eni Francis– Sheqerpare bëhej në shtëpi, ishte shumë e ëmbël. Për ne ishte shumë e mirë, ishim njerëz të uritur. Çdo natë ishim mësuar të hanim vetëm bizele, pa bukë, pa mish. Përgjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, ata u përballën dhe me kërkimet e nazistëve shtëpi më shtëpi. Sot Eni përjeton sërish luftën.

Familja Francis është një nga qindra familjet e zakonshme izraelite të cilat u strehuan në Shqipëri përgjatë luftës së dytë botërore. Fati ishte me ta, por jo me qindra familje të tjera në Izrael dhe Rripin e Gazës të cilat janë shuar si pasojë e luftës.

julian kasapi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.