Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti në Tiranë, ministri Balla: Shqipëria më lart se kurrë në arenën ndërkombëtare! Fryt i punës së qeverisë

13:21 / October 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, flet për samitin që do mbahet nesër në Tiranë. Balla tha se sot Shqipëria është më lart se kurrë në sytë e Evropës, ndërsa mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit në kryeqytetin e Shqipërisë nuk e konsideron rastësi, por fryt të punës së qeverisë. Mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, për herë të parë jashtë Bashkimit Evropian, për Ballën tregon se Shqipëria është tashmë më lart se kurrë në arenën ndërkombëtare.

“Po përmbyllim 2 vite në Këshillin e Sigurimit në OKB, kemi patur Presidencën e OSBE. Është hera e parë që Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet jashtë vendeve të BE, e fakti që Shqipëria u zgjodh nuk është rastësi, por meritë e qeverisë shqiptare e kryeministrit Rama. Shqipëria renditet në pararojën e vendeve të BP, përsa i përket ecurisë drejt BE. Jemi gati për të mbajtur konferencën e dytë qeveritare mes Shqipërisë dhe BE, ndërkohë që kemi përfunduar procesin ‘screening’ në një sërë grup kapitujsh”, nënvizoi ai. Ministri Balla kërkoi që edhe Bashkimi Europian t’u qëndrojë angazhimeve dhe ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në projekte zhvillimi dhe përshpejtojë rrugën e afrimit të këtyre vendeve me BE.

“Lajmi i mirë që vjen nga Samiti është që vendet e BP do të jenë pjesë e një sërë procesesh të rëndësishme të zhvillimit të kësaj hapësire që është gjeografikisht në Europë, por të jetë edhe politikisht përmes përshpejtimit të procesit të anëtarësimit. Konteksti gjeopolitik pas luftës në Ukrainë, apo edhe brenda BP pas situatës në veriun e Kosovës, sulme të cilat Shqipëria i ka dënuar ashpër, duhet të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit, si një zgjidhje për stabilitet në rajon. Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe mbështet anëtarësimin e saj në BE dhe struktura të tjera euro-atlantike. Rruga e këtij procesi kalon përmes koordinimit të vazhdueshëm, të përditshëm, me vendet që e bënë të mundur pavarësimin e Kosovës. Pa SHBA dhe BE ky proces nuk do kishte ndodhur”, deklaroi Balla.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.