Vijon gara në SPAK për tre vakantet e lira në këtë institucion. Prokurori Pali Deçolli bëhet kandidati i pestë dhe prokurori Bledar Maksuti bëhet kandidati i gjashtë që kanë shprehur interes pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAk.
Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado.
Prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK. Sot është afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK.
