Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne ne fshatin Adë të Fierit. Mësohet se një motomjet me drejtues një shtetas 17-vjeçar është përplasur me një tjetër motomjet me drejtues një 18-vjeçar.
Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç.
Ndërkohë, djemtë ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
