Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rama ka blerë me lecka bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore”- Berisha: Qeveria ndërhyri në bashkimin e opozitës

18:39 / October 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 18 183850
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament.

Në takimin me strukturat e qarkut, Berisha paralajmëroi Ramën dhe theksoi se kupa po derdhet.

“Procesi i bashkimit të deputetëve, sepse ne nuk e injorojmë, ne ishim të ndarë, u përball me një ndërhyrje brutale nga ana e qeverisë.

Së pari përpjekja për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar sigurisht ka gjetur pengun e vet, peng Bashën dhe me të bën të gjitha skemat.

Këto qëndrime janë shoqëruar nga përjashtimi i opozitës në tërësi nga cdo përfaqësimi dhe përfaqësimi i qeverisë nga pseudoopozitarë dhe përfaqësues të vetë.

Në këtë proces, qëndrimet armiqësore ndaj opozitës shqiptare kulmuan me vendimin e Edi Ramës për ti caktuar opozitës bashkëkryetarin e saj në Komisionin Zgjedhor të parlamentit, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë 32-vjecare të Parlamentit.

43 deputetet vendosen që bashkëkryetar të jetë Oerd Bylykbashi, me një eksperiencë të gjatë në këtë komision, por e vërteta është edhe në OSBE dhe institucione të tjera. Nuk mund të imagjinohet që bashkëkryetarin as opozita dhe as pozita ti caktojnë njëri tjetrit. Pasi u caktua bashkëkryetari i opozitës Parlamenti me urdhër të Ramës votoi në vend të Oerd Bylykbashit, Enkelejd Alibeajn.

Sipas Ramës ne do kemi bashkëkryetar të reformës zgjedhore atë që do ai, të cilin e ka blerë me lecka dhe jo atë që propozojnë me firma 43 deputetë të opozitës.

Jemi në kushtet kur qeveria shkelmon dhe shpërfill votën e qindra mijëra qytetarëve që votuan kundër saj dhe nuk pranon të ketë një opozitë të vërtetë, e cila ka një mbështetje dhe i përfaqëson ata në parlament”, deklaroi Berisha.

Basha Berisha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.