Sali Berisha gjatë fjalës live në Facebook nga salla e Kuvendit, u përplas edhe me zv/kryetaren e parlamentit Ermonela Felaj, të cilës i tha se është “turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës”, pasi ka futur 5 familjarë në Prokurorinë e Tiranës.
Berisha u shpreh se bashkëshorti i Felajt është marrë peng për shkak të “gjobave” që ajo ka vendosur gjatë detyrës si prokurore.
“Bërtisni sa të doni, por unë po komunikoj me qytetarët dhe me britmat tuaja nuk shuani dot zërin tonë. Nuk është parlamenti prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, turpi i Ballkanit, i Europës. Ke futur 5 familajrë në Prokurori”, iu drejtua ai Ermonela Felajt. Kjo ka patur burrin të marrë peng nga bandat se vendoste gjoba si prokurore”, u shpreh ai ndër të tjera.
