Sali Berisha akuzoi sot kreun e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçim duke thënë se është përjashtuar nga studimet në Gjenevë për shkak se është marrë me drogë.
Në një prononcim për mediat nga Parlamenti, ai tha se Çuçi gjatë kohës që drejtonte ministrinë e Brendshme, mori këshilltar kryesor një prej trafikantëve të Saimir Tahirit.
“Hetoni pak vitet e Çuçit pse është përzënë nga Zvicra. Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva ku ka qenë studentë. Është përzënë për drogë. E di vetë ai.
Pyesni pak kush është Arianit Arapin, është krahu i djathtë i Sajmir Tahirit në trafikun e drogës. Xhafaj e përzuri, Sandër Lleshi nuk e mori se e dinte që e nxinte. Ky (Çuçi) e mori dhe e bëri këshilltar kryesor. Ajo sera që u kap me 90 ha në Berat është e Arianitit dhe Çuçit”, tha Berisha.
