Xhamia e Plumbit në Shkodër është duke iu nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Punimet për të rilindur edhe njëherë këtë monument kulture të kategorisë së parë janë duke vijuar me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ndau disa fragmente të filmuara gjatë ndërhyrjes që pritet të përfundojë së shpejti.
Kreu i qeverisë shkruan se Xhamia e Plumbit është një ndër 50 xhamitë më të bukura të botës, por që ishte zhytur në llucën e harresës. Rama thekson se do të kthehet në një ndër destinacionet më të vizituara të Shkodrës
”Disa fragmente të filmuara nga Xhamia e Plumbit në Shkodër, ku po vijojnë punimet për të rilindur këtë monument kulture të kategorisë së parë, një kryevepër arkitektonike me një origjinalitet mbresëlënës, e cilësuar si një ndër 50 xhamitë më të bukura të botës që ishte zhytur në llucën e harresës dhe do të kthehet në një ndër destinacionet më të vizituara të Shkodrës Turistike”,-shkruna Rama.
