“Numri 10 përmban gjenialitetin, paparashikueshmërinë, aftësinë për të treguar gjëra që të tjerët as që i mendojnë të mundshme apo të imagjinueshme”. Ky është mendimi i Alessandro Del Piero, në një rrëfim që ka bërë së fundmi për Corriere della Sera ku komentoi të të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen te Juventusi.
“Përmes rrugëtimit tim, për të gjitha vitet në të cilat kemi ndarë kaq shumë gëzime dhe gjithashtu momentin më të errët të Serisë B, kam ndërtuar një marrëdhënie të veçantë me Juventusin. Jo vetëm sepse mbështes Juventusin, por sepse 19 vjet janë vërtet një kohë e gjatë.
Njerëzit më pyesin: “Pse nuk kthehesh te Juventus? Unë përgjigjem se nuk duhet të kthehem, sepse nuk jam larguar kurrë. Kur kalon shumë kohë dhe shumë përvoja në një komunitet, rrënjët zhyten në tokë. Ok, sot nuk jam duke punuar atje, ndoshta gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen, kush e di? – por nuk do të ndihem kurrë i largët. Një pjesë e rëndësishme e zemrës sime është atje. Dhe do të jetë gjithmonë. Gjithmonë në të njëjtën anë”, deklaroi ish-kapiteni i “Zonjë së Vjetër”
