Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ismail Kadare flet pas dekorimit nga presidenti Macron: Kosova është Shqipëri, i uroj liri të plotë

13:46 / October 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron dhe kadare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Francës, Emmanual Macron i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit”. Ndjesitë për vlerësimin, Kadare ka preferuar gjatë këtyre ditëve t’i kursejë siç thotë “për të mos shtuar zhurmnajën e madhe”, por e ka një koment, kur Macron, edhe për kufizimet e kapërcyera në diktaturë, përmes letërsisë e konsideron si “Lajmëtar të lirisë”.

“Unë kam qenë gjithmonë lajmëtari i lirisë, çdo shkrimtar i njohur, i ndershëm është i tillë”, shprehet Kadare. kurse mbajtjen e Samitit të Berlinit në Shqipëri, shkrimtari e shikon me optimizëm.

“Mendoj se është një ngjarje shumë pozitive për imazhin e Shqipërisë”, thotë shkrimtari Ismail Kadare në një reagim për Report Tv. Në këtë ngjarje ku Shqipëria, si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, synojnë mbështetjen për integrimin në Bashkimin Evropian, dhënia e mesazheve përmes artit dhe vendosja e personaliteteve të kulturës në “vijë të parë” të pritjes së madhe, sipas shkrimtarit ndikon për mirë. “Çdo gjë që hedh dritë mbi Shqipërinë, që shpërndan mjegullën, errësirën, keqkuptimet është pozitive”, thotë ai.

Si një nga figurat që ka ngritur çështjen e Kosovës gjatë Luftës, tek strukturat më të larta, ku lobonte për lirinë e saj tek Papa Gjon Pali II, deri edhe tek presidenti i Francës i kohës Zhak Shirak në 1998, Kadarenë e shqetësojnë konfliktet që trazojnë lirinë e saj. “Mendimi im është ai mendim logjik i të gjithë njerëzve që e duan vendin e tyre. Uroj lirinë e plotë për Kosovën së shpejti. Kosova është Shqipëri dhe një ditë e gjithë kjo trevë do të marrë emrin e vjetër të saj”.

Emmanual Macron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Kryeministri, takim në orën 09:30

09:38 / October 30, 2026

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.