Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK nxjerr dokumentat sesi Malltezi u bë pronar i një kompleksi pallatesh me vlerë 20 milionë euro!

14:03 / October 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mallbezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme thotë se ka gjetur fajtor Sali Berishën, pasi ka kryer veprime konkrete dhe aktive duke miratuar ligje apo akte nënligjore me qëllim që në procesin e privatizimit të paraqiteshin 5 familjet e njohura pronare, ku fitues ndër të tjerë ishte Jamarbër Malltezi. Për vetë Malltezin, prokuroria thotë se ka dyshime se ka kryer procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, për t’i ndryshuar më pas destinacion dhe përdorur për përfitim material, gjë që ka çuar në ndërtimin e një kompleksi pallatesh. Nga ndërtimi i këtyre të fundit, SPAK-u thotë se ka përfituar në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

Skema e përfshirjes në aksione të Jamarbër Malltezit

Në shtator 2013, kompania “Homeplane” në bashkëpunin me “Kontakt” marrin leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish-kompleksit Partizani. Leja, e dhënë nga Lulzim Basha, është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013 dhe vetëm 6 muaj pas nisjes së punimeve, dhëndri i Sali Berishës futet si aksioner i këtij investimi miliona euro.

Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35% tek kompania “Homeplane”, me kontribut 35 mijë lekë. Pra, e thënë më thjeshtë, me 35 mijë lekë, dhëndri i Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë eurosh.

Malltezi është shtuar si aksioner te kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, ndërsa këto aksione i ka blerë në 23 janar të vitit 2014. Firma e ndërtimit “Homeplane” është themeluar nga biznesmeni Fatmir Bektashi në vitin 2008 dhe objekt i saj ishte fusha e ndërtimit.

malltezi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.