Gazetari Lorenc Vangjeli paralajmëroi pak kohë më parë arrestimin e një prej të afërme të ish-kryeministrit Berisha. I tillë është edhe rasti i arrestimit të dhëndrrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi para dy ditësh, të cilin Vangjeli e kishte paralajmëruar rreth 3 muaj me parë.
Vangjeli flet në muajin korrik të këtij viti për një incident të shmangur në Rinas teksa ai kthehej me një familjar të tijin nga Gjermania dhe se ka zëra se në oborrin e afërt të Berishës do të këtë probleme.
Dhe në fakt ashtu ndodhi. Ato që tha Vangjeli u konfirmuan dhe po në Rinas, para dy ditësh dhëndrri i Berishës u arrestua.
