Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I siguronte armatime bandave, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

10:39 / October 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeç, pasi ishte i përfshirë në sigurimin e armëve për grupet kriminale në vend. Lorenc Lukut iu sekuestrua një armë zjarri Scorpion, tre skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe me Komisariatin e Policisë Durrës.

Kishte përshtatur një banesë, për të riparuar dhe për të tregtuar armë zjarri, fishekë armësh dhe sende të tjera, që i siguronte për llogari të grupeve kriminale, arrestohet 38-vjeçari Lorenc Luku, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sekuestrohen 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.

Si rezultat i punës policore intensive, 24/7, në çdo skaj të territorit të qarkut, për qëllimet madhore: shkatërrimin e grupeve kriminale, parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që sigurojnë apo posedojnë asete për llogari të grupeve kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, operacionin policor të koduar “Baza”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë zbuluan një banesë që ishte përshtatur për riparimin dhe për shitjen e armëve, municionit luftarak dhe sendeve të tjera që dyshohet se siguroheshin për t’u përdorur nga grupe kriminale.

Gjithashtu, u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme fishekësh të armëve të zjarrit dhe të gjahut, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.