Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

57-vjeçarja u hodh nga furgoni, djali: Babai nuk e dhunonte. Kujdesej për nipin, pasi motra…

13:02 / October 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 24 130131
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merushe Gjuzi, vetëm 57-vjeç ishte në gjendje të rënduar psikologjike, kur mëngjesin e së premtes (20 tetor) u hodh nga furgoni që ishte në lëvizje, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme. Një ngjarje e trishtë që tronditi mbarë opinionin publik. Për ngjarjen në fjalë është arrestuar bashkëshorti i viktimës, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Djali i së ndjerës, në emisionin ”Me zemër të hapur”, ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj babait të tij, ndërsa theksoi se ai nuk ushtronte dhunë psikologjike ndaj nënës. Djali mes lotësh tha se prindërit shkonin mirë dhe nuk kishin konflikte.

“Një vit kisha që kisha ikur në Gjermani. Para disa vitesh është zhdukur motra. I la nipin, dhe ajo kujdesej për nipin, 11 vjeç. Ajo ishte shumë mirë, e lashë mirë. Asgjë nuk është e vërtetë. Jeta paska qenë e vështirë për mua. Nëna merrte misra në fshatrat e Elbasanit dhe i shiste ne Bishti i Zhurit. Me këto të ardhura vinim vërdallë. Më pas ika unë në Gjermani, që ajo mos të punonte më. Por ajo nuk më dëgjonte, babai punonte shumë, ku të gjente. Pastronte kopshte, dhe oborre.

Babai me mamanë s’kanë pasur asnjë problem. Nuk kemi qenë keq fare nga ana ekonomike, babai punonte në Greqi më herët. Nuk kishin probleme. Se di si i hedhin baltë babës tim. Në orën 8 e 20 më ka rënë në telefon, por kam qenë në punë. Kur e mora në telefon, nuk mu përgjigj.

Vetëm pas 2-3 orësh më morën në telefon dajet, shokët dhe më treguan. Çdo ditë nga ora 9 më kanë telefonuar dhe më kanë treguar. Llafe në shtëpi mund të bësh, por nuk kemi pasur debate të mëdha. Ju lutem më sillni babain tim në shtëpi!”, tha djali i të ndjerës.

Merushe Gjuzi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.