Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjellë mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para me intensitet të ulët deri mesatar.
Gjatë orëve të mesditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit.