Një rast dhune ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Një mësuese është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës. Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marrë një frakture.
Mbetet e paqartë pse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige dhe policia po punon për zbardhjen e plote të kësaj ngjarje.
Mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak te kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ditën e nesërme pritet që të zhvillohet një protestë nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.
