Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Dinamo City prezanton Mehmetin si trajner: E kisha të thjeshtë vendimin, jam djalë i shtëpisë

12:10 / October 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
395437094 724982773001191 2563381767270061244 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dinamo City zyrtarizoi këtë të mërkurë pasuesin e trajnerit Luigi Di Biagio. Blutë rikthejnë në krye të stolit trajneri Dritan Mehmeti, i cili e njeh mirë ambientin dinamovit duke qenë se e drejtoi skuadrën edhe në sezonin e kaluar duke i rikthyer në elitë. Pjesë e stafit të trajnerit Mehmeti janë edhe Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhiqi përgatirës të portierëve si dhe Korrado Sakone përgatitës atletik.

Njoftimi i klubit

FC Dinamo City ka bërë sot paradite prezantimin e trajnerit Dritan Mehmeti dhe stafit të ri teknik, ku bëjnë pjesë Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhiqi si përgatitës portierësh dhe Korrado Sakone si përgatitës atletik.

“E kisha të thjeshtë vendimin, sepse jam djalë i shtëpisë te Dinamo. Kemi marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar situatën, mentalitetin e skuadrës. Të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për të mirën e Dinamos. Falënderoj presidentin Adrian Bardhi dhe klubin për besimin që më kanë dhënë.

Presidenti jep gjithçka për ekipin, ai dhe tifozët janë pjesa më e pafajshme në këtë situatë. Koha besoj do të na japë të drejtë. Tani është koha të punojmë”, theksoi trajneri Mehmeti mes të tjerash.

Presidenti Bardhi dhe klubi i urojnë punë të mbarë dhe suksese stafit të ri!

Dritan Mehmeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.