Kjo e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh, informon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet deri mesatar do të jenë prezente kryesisht në veriperëndim. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdite.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 13 deri 26°C
Në zonat e ulëta 15 deri 29°C
Në zonat bregdetare 17 deri 29°C