Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrakike, paralelizon situatën e krijuar sot në Shqipëri me regjimin komunist.
Ish-kryeministri u shpreh se gjatë udhëheqjes së diktatorit Enver Hoxha, shqiptarët përjetuan luftën e tmerrshme të klasave. Sipas tij, e njëjta gjë po ndodh dhe tani.
“Sot përshëndes në emrin tuja qindra dhe mijëra mbështetës të PD dhe opozitës. Është një nga momentet më kritike ndoshta ndër momentet më kritike të pluralizimit. Marks idhulli i etërve mizorë të Edi Ramës por dhe kriptoidhulli i Ramës ka thënë 160 vjet më parë një shprehje “kuptimi i paqes është mungesa e opozitës”. Në këtë kontekst i bazuar në këtë parim çnjerëzor Enver Hoxha pushkatoi më 1946 opozitën parlamentare dhe më pas me mijëra qytetarë që guxuan të kundërshtojnë politikën e tij shtypëse. Shqiptarët përjetuan luftën e tmerrshme të klasave. U ndala në këtë moment sepse ne e dimë se çdo të thotë një komb pa opozitë. Një komb pa opozitë jeton në natën e tij më të zezë. Interesi kombëtar u shkelmua në mënyrën më të padenjë. Këto u realizuan se të gjitha pushtetet u përqendruan në duart e një njeriu. Shqipëria nuk është ajo që ishte e doktrinës dhe diktaturës komuniste, megjithëse sot Shqipëria është në një diktaturë të vërtetë e të pamohueshme pasi një njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet”, tha Berisha.
