Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Përdoruesit thonë se përditësimi i fundit i Apple, iOS 17.1 po i shkatërron baterinë e celularit, eksperti jep këshilla zgjidhjeje

18:23 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IOS 17.1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi Apple ka lëshuar së fundmi përditësimin e fundit të programit të procesorëve të saj iOS 17.1, me disa riparime dhe përmirësime sigurie, si dhe opsione të reja për programet AirDrop, StandBy e Apple Music.

Por teksa shumë përdorues të iPhone nxituan për të instaluar përditësimin e programit, disa raportime të fundit mund t’ju bëjnë ta refuzoni. Pretendimet të shumta kanë ardhur në rrjet që thotë se pas përditësimit fuqia e baterisë është reduktuar ndjeshëm.

“Pasi kryeva përditësimin iOS 17.1 update, bateria e celularit tim iPhone 13 Pro bie shumë shpejt,’ shkruante një përdorues, ndërsa dhe një tjetër ankohej: ‘iOS 17.1 ta shpif.’

Daily Mail jep disa këshilla nëse jeni të prekur nga shkurtimi i jetës së baterisë tuaj.

Adrian Kingsley-Hughes, kërkues i rrjetit të teknologjisë ZDNet, shpjegon: “Instalimi i përditësimit të ri të iPhone aktivizon shumë programe të fjetura në celular si dhe kryen një rikalibrim të baterisë, dhe kjo mund të kërkojë disa ditë ose javë”.

“Kjo jo vetëm që e konsumon atë por rikalibrimi të jep përshtypjen se bateria konsumohet më shpejt , por në fakt nuk është kështu”.

Nëse shqetësoheni për baterinë e celularit tuaj iPhone disa ditë pas shkarkimit të përditësimit iOS 17.1, Kingsley-Hughes këshillon të kontrolloni fuqinë e baterisë.

Ai shton: “Kontrolloni në Settings > Battery > Battery Health dhe nëse shkruan Peak Performance Capability, atëherë ose është gjithçka normale, ose keni një virus.’

Zhvillimi vjen teksa muajin e kaluar shqetësime të gjera u ngritën për nivelin e radiacionit të lëshuar nga modelet iPhone 12.

iPhone 12 u ndalua të shitej në Francë pas kalimit të pragut të nivelit të lejuar të radiacionit.

Apple u urdhërua të riparonte problemin me një përditësim ose me kthimin e të gjithë celularëve iPhone 12 të shitur në Francë. 

apple bateria IOS 17.1
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.