Mungesa e Ilir Metës prej disa javësh në daljet mediatike nxiti aludimet se kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga Shqipëria, për shkak të frikës së një arrestimi të mundshëm nga SPAK.
Por, mesa duket Meta ndodhet në Tiranë, pasi sot ish-presidenti është fotogafuar në një nga kafet e kryeqytetit.

I pari që hodhi pretendimet për “arratisje” ishte analisti Plator Nesturi. Gjatë emisionit “Spotlight”, ai tha se Meta nuk ndodhet në Shqipëri, mendim i cili u ndoq më pas edhe nga kolegu i tij Arjan Curri, i cili tha se brenda shumë pak ditëve do të jepet një masë shtrënguese.
