Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Kur kam qenë unë grek”, Ardit Bido debat me banorët në Himarë për vetëdeklarimin në census

08:27 / October 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 4eed197c296de0cea1ca66d1e708c690
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesori i njohur në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ardit Bido ka zhvilluar një bisedë të hapur me anëtarë të minoritetit në Himarë. Gjatë diskutimit për vetëdeklarimin në pyetësorin e Censusit, Bido është përfshirë në debat me qytetarët që morën pjesë në diskutimin e hapur. Një prej qytetarëve i është drejtuar Bidos duke i thënë “kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare”, në mes të debatit për vetëdeklarimin në census. Bido tha se Beleri ka bërë fushatë të mirë, por ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar, shifër e lartë kjo dhe që implikon se ka një investim tej mundësive të një kandidati.

Pjesë nga debati:

Bido: Mund të jenë fise me origjinë shqiptare tipike, si Bollanët, Belerët, nuk e di Kokaveshët se nuk flas dot.

Qytetari: Avash ti avash. Kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare.

Bido: Nuk kam ardhur për sherr. Ti je ai që do që je. Unë prandaj erdha në Himarë. Kush më dëgjon e kupton se çfarë them.

Qytetari: Po të ishte kryetari i bashkisë në punë… pyete a është grek.

Bido: Individi që thua ti, Fredi Beleri ka qenë kandidat këtu dhe ka bërë fushatë fantastike. Ka marrë 35% të popullsisë banuese sepse ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar. Ata nuk them se nuk janë himariotë, por shifra shumë e lartë, dyfishi i 2011-ës tregon që ka një investim tej mundësive të një kandidati.

Ardit Bido
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.