Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Konflikti mes ndërtuesve lë jashtë 120 familje, banorja: Prokuroria të zbatojë vendimin e Apelit që na jep banesat

10:50 / October 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1698744348 kompleksistar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prona është problemi më i madh në këtë vend, kjo jo vetëm për qytetarët, por edhe për politikanët që sot janë nën hetim nga SPAK. Një konflikt i pazgjidhur prej vitesh mes dy pronarëve, Albert Allmuca i kompanisë “Star Construction” dhe Sino Llanaj, ka lënë në qiell të hapur banorët e 120 familjeve që kanë prentotuar apartamentet në një kompleks pallatesh në zonën e ish “Parkut të Autobusave”, madje kanë kryer pagesat.

Këtë të martë ata dolën në protestë para Prokurorisë së Tiranës, ndërsa një prej protestuesve thotë se janë mbledhur pasi Prokuroria duhet të zbatojë vendimin e Apelit që e urdhër që këto familje të futen brenda në banesa. Ajo thotë se ankimi është bërë nga 4 familje, por sipas vendimit të Apelit, përfitojnë 120 familjet dhe duhet marrin banesat e tyre. Protestuesja shprehet se do të vijojnë me protestat derisa të marrin apartamentet e tyre, ndërsa kanë edhe kontratat që kanë bërë pagesat.

“Ne kemi disa ditë që kemi ardhur pranë prokurorisë, në gjykatë administrative, e rrethit. Kemi kaq kohë, jemi 120 banorë që vijmë vërdallë. Ne banojmë tek rruga ‘Ndre Mjeda’, duam të futemi në shtëpitë tona, ne jemi persekutuar nga dy bashkëndërtuesit, të cilët nuk na lejojnë të futemi Brenda duke pasur konflikt me njëri-tjetrin. Ne nuk na intereson, punë pagesash të tyre, na pengojën ne. Ne presim që të futemi në shtëpi, ata nuk na lejojnë. Katër banorë e kanë përfituar këtë çështje, ndërsa ne të tjerët që është e cilësuar e bardha mbi të zezë, që duhet të futemi me patjetër.

Ne jemi 120 banorë, kemi bërë kërkesa me mijëra herë. Njëri ja hedh njërit-tjetri ja hedh tjetrit. Ne presim që në 2017, kemi paguar mbi 90% të apartamentit dhe ata vazhdojnë sërish. Ne nuk shkulemi që këtu, do bllokojmë prokurorinë, rrugët derisa të marrim hyrjet tona. Kemi kontratat, vendimin e Gjykatës.

Në vendim thuhet se do përfitojnë edhe pjesa tjetër e banorëve. Këta në prokuroi nuk duan të zbatojnë. Na thonë që presin të zbatohet vendimi për 4, ndërkohë që aty është e shkruar e bardha mbi të zezë. Ne duhet të futemi bashkë me ata të 4 që kanë marrë vendin. Kemi firmosur të gjithë. Na thonë që nuk është prokurorja, shiko si na sorollatin”.

PRONA sher
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.