Për kaosin që u shkaktua ditën e enjte në sallën e Parlamentit nga ana e grupit të Berishës, bën që sot PS-ja të nis mbledhjen e firmave për ndëshkimet që do të kërkojnë në Komisionin e Etikës.
Grupi i deputetëve të Rithemelimit, dje në seancë plenare mblodhën karriget e kolegëve të PS-së, dhe këta të fundit tentuan edhe që ti merrnin dhe mes tyre pasi edhe përplasje fizike.
Pritet të jenë rreth 4 ose 5 deputetë të opozitës për të cilët do të kërkohet përjashtimi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Sekretariatit të etikës.
Ndër të tjera thuhet se një prej deputetët për të cilët do të kërkohet përjashtimi është Ervin Salianji, i cili u bë dje protagonist në sallën e Kuvendit, ku hodhi dhe tymuese.
